Delvinën e pllakos trishtimi, ekipi i futbollit bie në Kategorinë e Tretë

Si të mos mjaftonte fakti që futbollistët e ekipit të futbollit të Delvinës kanë 8 muaj pa marrë rogat e tyre, tani vjen edhe lajmi tjetër për lojtarët e Delvinës: Një nga ekipet më të vjetra dhe me histori të futbollit shqiptar nuk do të jetë më pjesë e ekipeve profesioniste, pasi Delvina këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Tretë.

Lojtarët ishin në pritje të ndonjë ndryshimi skeme nga ana e FSHF, e cila ka investuar ndërtimin e një stadiumi në këtë qytet, por që nuk ka ndodhur.

Pas zyrtarizimit të rënies në Kategorinë e Tretë, Klubi i Futbollit Delvina ka reaguar me një deklaratë në faqen e tyre në facebook.

DEKLARATA

Zyrtarisht sot Delvina eshte ne kategorine e 3,e dhimbshme,e paimagjinueshme ta shikoje Delvinen tone ne kete pozicion,sidomos kur deri me sot asnje ekip nuk kishte rene nga kategoria,asnjehere nuk ishte zbatuar rregullorja,por ndodhi qe kete vit ishim ne aty ne fund,Delvina ra me sakrifica,lodhje,rruge por perseri nuk ja dolem,te kthejme koken pas eshte dicka e dhimbshme, te ecim perpara eshte fjala me e duhur, do jete e veshtire do jet vit i gjate por me pune me sakrific me stervitje 2-fish duhet te mendojme qe Delvina ashtu sic ra ashtu meriton te ngjitet,ndoshta ky do jet vetem
1 kujtim i keq n memorien e te gjithve dhe kur do kujtohet do jemi aty ku duhet te jemi,koha sheron cdo gje prandaj dhe Delvina do te kthehet aty ku i takon asnjeri nuk duhet te ofendoj shaje apo te flasim per njerez kushve kush e ka fajin,eshte koha te mblidhemi bashk te gjithe,futbolli eshte i qytetit i tifozve qe ndjekin gjithmone ekipin e zemres,po e mbarojm me 1 fjal,Delvina do te rikthehet perseri aty ku i takon!

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.