Delvinë: Banorët denoncojnë shtrimin skandaloz të rrugës me asfalt – VIDEO

Delvinë: Banorët denoncojnë shtrimin skandaloz të rrugës me asfalt

 

Në qytetin e Delvinës, banorët kanë denoncuar publikisht mënyrën skandaloze të shtrimit të një rruge me asfalt. Përmes një videoje të siguruar nga Saranda Web, shihet qartë se punimet janë kryer pa respektuar asnjë standard teknik, ndërkohë që banorët pretendojnë se asfalti i përdorur është i përzier me vaj të djegur.

 

 

Në pamjet e publikuara, dallohet mungesa e përgatitjes së duhur të terrenit, hedhja e asfaltit mbi një bazament të papërshtatshëm dhe në kushte tejet skandaloze. Banorët shprehen të revoltuar, duke thënë se një punim i tillë jo vetëm që nuk garanton jetëgjatësinë e rrugës, por përbën edhe një rrezik për mjedisin dhe shëndetin e komunitetit.

 

Ata kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve përgjegjëse për të hetuar cilësinë e materialeve të përdorura dhe mënyrën e realizimit të punimeve, në mënyrë që të ndalen abuzimet me fondet publike dhe të garantohet një infrastrukturë e sigurt për qytetarët.

 

 

Saranda Web do të vijojë të ndjekë hap pas hapi këtë çështje dhe inkurajon qytetarët të dërgojnë denoncimet e tyre për problematika të ngjashme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë
Rama Premton shpërblim 2500 euro për çdo polic që përballet me protestuesit
Lexoni më shumë
Skënder Hita reagon pas dhunës ndaj policëve nga protestuesit në dyert e Komisariatit
Lexoni më shumë
Princ Leka dënon dhunën ndaj protestuesve: Kush ka abuzuar me detyrën të mbajë përgjegjësi
Lexoni më shumë
Kryepeshkopi Joan mesazh: Shqipëria është e të gjithëve, duhen vendime të urta dhe të pjekura
Lexoni më shumë
KMSH thirrje institucioneve: Merrni seriozisht kërkesat e qytetarëve, shmangni dhunën
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.