Delvina – Partizanit B një sfidë vendimtare. Tifozeria delvinjote: Ejani të gjithë në stadium

28/02/2620:07

Shperndaje:

Delvina – Partizanit B një sfidë vendimtare. Tifozeria delvinjote: Ejani të gjithë në stadium

 

Nesër, më 1 Mars 2026, qyteti i Delvinës do të përjetojë një tjetër emocion futbolli. Ekipi i KF Delvina zbret në fushë për një përballje të veçantë ndaj Partizanit B, në një ndeshje që do të luhet në orën 13:00, në stadiumin e qytetit.

 

Nesër drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web derbi i madh Delvina – Butrinti Të dielën, më 30 nëntor, ora 13:00, vjen derbi i madh Delvina–Butrinti, një ndeshje që gjithmonë ndizet nga rivaliteti i fortë dhe atmosfera elektrizuese mes dy skuadrave më të dashura të jugut.

 

Ky takim vjen në një moment mjaft të rëndësishëm për skuadrën delvinjote. KF Delvina tashmë ndodhet në rrugën drejt vendit të pestë në renditje – një pozicion që hap dyert drejt zonës “play-off” për ngjitjen në një kategori më sipër. Çdo pikë në këtë fazë të kampionatit ka peshë të jashtëzakonshme dhe përballja ndaj Partizanit B pritet të jetë një provë karakteri për djemtë e Delvinës.

 

Ekipi ka treguar rritje të vazhdueshme dhe ambicie të qartë, ndërsa përballja me një kundërshtar si Partizani B shton edhe më shumë rëndësinë e këtij takimi. Fitorja do ta afronte edhe më shumë Delvinën me objektivin sezonal dhe do të forconte besimin në skuadër për vazhdimësinë e kampionatit.

 

Klubi dhe lojtarët kanë nevojë për mbështetjen e çdo tifozi. Një stadium i mbushur, duartrokitje dhe energji pozitive nga shkallët mund të bëjnë diferencën në një ndeshje kaq të rëndësishme.

 

Të gjithë në stadium nesër në orën 13:00!
Le të tregojmë forcën e qytetit dhe dashurinë për fanellën bardheblu, në një hap tjetër drejt ëndrrës për ngjitje, është thirrja e tifozerisë delvinjote nëpërmjet Saranda Web.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.