Delvina me rrjet të ri ujësjellësi, Qilimi: Garantohet furnizimi 24 orë


Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në qytetin e Delvinës, një investim që kap vlerën e rreth 2.2 milionë euro. Përveç mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm, banorët e Delvinës përballeshin prej vitesh me ndotjen e ujit që rridhte në çezmat e tyre për shkak të amortizimit të rrjetit.

Kryetarja e Bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi, shprehet për Report Tv se me përfundimin e investimit në tetor të këtij viti, banorëve të Delvinës iu garantohet furnizim 24 orë me ujë të pijshëm.

“Është një lajm i mirë që unë e ndaj me banorët e qytetit për fillimin e punimeve. Mendoj që projekti do përfundojë brenda afateve dhe me cilësi shumë të mirë. Është një problem disa vjeçar dhe tani do marrë fund problemi për ujin e pijshëm”, – tha Qilimi.

Deputeti Alket Hyseni tha se krahas Delvinës do të shihet mundësia për fillimin e punimeve për ujin e pijshëm dhe në fshatra.

“Ne shpresojmë të gjejmë mirëkuptimin e banorëve sepse do ketë çarje të rrugës dhe ndërprerje të ujit. Në fund të tetorit është afati i fazës së parë dhe do vazhdojmë me qeverinë për të parë mundësinë për ujësjellësin edhe në fshatra”, tha Alket Hyseni, deputet i Partisë Socialiste. VIDEO https://youtu.be/6xD9eqSIoxI

https://youtu.be/6xD9eqSIoxI

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.