Dëbora nuk është argëtim për të gjithë, dhjetra fshatra të bllokuar

11/01/1712:01

Shperndaje:


Dëbora që ka filluar që prej ditës së djeshme edhe në qytetin e Sarandës nuk është e këndshme për të gjithë. Në qytetin e Sarandës njerëzit janë argëtuar pafundësisht me dëborën, e cila ditën e sotme ka shkuar në trashësinë mbi 10 cm.
Por nga ana tjetër dhjetra fshatra në zonat e thella të Bashkisë Konispol, Bashkisë Finiq dhe Delvinë vijojnë të mbeten të izoluar prej 2 apo 3 ditësh. Më shumë problematike gjendja paraqitet në rrugët që lidhin fshatrat Shalës-Vërvë, Ninat-Janjar në Bashkinë Konispol.
Në Bashkinë Finiq fshatrat e izoluar janë më shumtë, ku komunikimi është paralizuar pothuajse me të gjithë fshatrat malorë të Livadhjasë dhe Dhivrit si Karroq, Zminec, Grazhdan, Leshnicë etj.
Edhe në fshatrat malorë  të Bashkisë Delvinë gjendja është e njëjtë.
Përveç ndërprerjes së komunikacionit, fermerët e këtyre fshatrave kanë vështirësi edhe me sigurimin e bazës materiale për ushqimin e bagëtive. Deri tani nuk njoftohet për ndonjë rast urgjence për shëndetin e banorëve të këtyre fshatrave.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ksamil Explore Office kërkon 2 Punonjës/e për zyrë turistike
Aksident në rrugën Sarandë – Kardhiq: Automjeti përmbyset në rrugë – VIDEO
Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi
FAST FOOD GERI kërkon Punonjës për sezonin veror
Digjet një autobus që udhëtonte drejt Sarandës, fatmirësisht pa të lënduar – VIDEO
Të gjithë drejtorët në Sarandë dorëhiqen, aktet e nënshtrimit dorëzohen në tavolinën e  Oltion Çaçi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.