Dallaveri: Si Bashkia Sarandë i dhuroi tenderin e pastrimit firmës Korsel

23/01/1915:18

Shperndaje:


Tashmë dihet publikisht se në procedurat e tenderave përdoren disa mekanizma skualifikues që kanë të bëjnë me kërkesat specifike. Janë pikërisht këtë kërkesa që vendosen si kurthe për të skualifikuar nga tenderat kompani konkurente dhe për të shpallur fitues kompaninë e preferuar. 

Në tenderin e mbajtur për pastrimin e Sarandës si kurth për kompanitë konkurente është përdorur pika 11, e cila kishte të bënte me kërkesën e vendosur nga ana e Bashkisë Sarandë: 

– Operatori ekonomik duhet te disponoje nje ambient me qira ose ne pronesi jo me pak se 1000 m2 ne Bashkine Sarande i cili do te sherbeje si park per mirmbajten e mjeteve dhe kontenierve per gjithe afatin e kontrates.

Pra ka qenë pikërisht kjo klauzolë e vendosur qëllimisht nga Bashkia Sarandë për favorizimin e firmës Korsel, pasi kjo kërkesë nuk mund të vendoset paraprakisht si procedurë për pjesmarrje në tender, por mund të ishte kusht për firmosjen e kontratës me fituesin, pasi i binte që cdo kompani që do të merrte pjesë në tender duhet të blente ose të merrte me qera një ambjent të paktën 1000 m2, pavarësisht se do të ishte fituese apo jo. 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj
Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e
ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin
NOI Hotel në Ksamil kërkon Sanitare hoteli dhe Recepsionist/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.