Çuka në harresë: Asfalt i dëmtuar, trotuare të rrezikshme dhe plehra kudo – VIDEO

26/05/2522:01

Shperndaje:

Çuka në harresë: Asfalt i dëmtuar, trotuare të rrezikshme dhe plehra kudo

 

Përshëndetje Saranda Web

Unë jam banore në fshatin Çukë. Përveç problemeve të vazhdueshme me energjinë elektrike, përballemi edhe me gjendjen shumë të keqe të rrugëve brenda fshatit dhe ndotjen nga mbeturinat. Unë kaloj çdo ditë në këto rrugë për të çuar fëmijën në kopsht, dhe kjo situatë ka shumë vite që vazhdon pa asnjë ndërhyrje.

 

 

Kërkojmë që të merren masa për pastrimin e rrugëve dhe heqjen e tubave të ujit që janë lënë në mes të rrugës. Gjithashtu, trotuari përgjatë rrugës kryesore që të çon drejt Sarandës dhe Ksamilit është i dëmtuar dhe i rrezikshëm për këmbësorët.

 

 

Është për të ardhur keq që një fshat si Çuka, ku kalon gjysma e turistëve që vizitojnë zonën, lihet në këtë gjendje.

Ju faleminderit nëse e publikoni këtë shqetësim.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti – Partizani B luhet pa tifozë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Policia Bashkiake Sarandë: Kemi hequr këtë portë, e cila pengonte kalimin e banorëve
KT-GREEKALBTASTE sh.p.k. kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Ekonomist
Buzë Hotel në Sarandë kërkon Recepsionist/e, Banakier/e dhe Kamarier/e
Restorant “Krahu i Shqiponjës” kërkon Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.