
Çudi shqiptare/ Jani nga Delvina nuk figuron në asnjë rregjistër
22 vjeçari tregon se kur dy prindërit e tij janë ndarë në 1997, Jani ka qëndruar me të atin dhe nuk ka qenë i regjistruar në gjendje civile. Kështu që i ati në 2007 hapi një gjyq për të regjistruar të birin. Edhe pse e fituan gjyqin sërish Jani nuk u regjistrua, pasi vendimi i gjykatës mamanë e 22 vjeçarit, edhe pse e pamartuar, i ka vënë mbiemrin e bashkëjetuesit.
Jani tregon për Fiks Fare se ka bërë vetëm 8 klasë shkollë dhe këto ilegalisht, por që nuk ka marrë dëftesë. E vetmja kërkesë e tij është regjistrimi për të qenë dikushi edhe me dokument.
Gazetarët e Fiks Fare i drejtohen Gjendjes Civile Delinë, ku përgjegjësi i kësaj zyre z. Sopot Kamberi sqaron situatën e krijuar. “ Është e vërtet që Jani ka kërkuar të regjistrohet dhe më kanë ardhur me një asistencë lindje të fëmijës dhe me një vendim gjykatë të formës së prerë. Por midis këtyre dy dokumenteve kemi një pasaktësi të mbiemri i nënës.
Në këtë rast kemi një problem, sepse këtu është shkruar mbiemri i nënës mbiemri i bashkëjetuesit dhe në vendim të gjykatës haset po i njëjti problem” shpjegon Kamberi. Pyetjes se si do regjistrohet Janit 22 vjeç z. Kamberi shprehet se do e ndjekë vetë si procedurë, ku do të kërkojë në maternitetin e Delvinës një asistencë lindje dublikatë ku të shkruhet mbiemri i saktë i nënës nga Kasimi në Muhameti, siç e ka faktikisht. Ai siguroi gazetarët dhe Janin se brenda një jave do të bëhej i mundur regjistrimi. lapsi.al
VIDEO https://youtu.be/Zcrc6ysSVsY
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
06/03/1922:14

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
06/03/1922:14

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
06/03/1922:14

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
06/03/1922:14

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
06/03/1922:14
