Çuçi e Kumbaro mbledhin drejtuesit e Policisë: Ndëshkim të ashpër për autorët e krimeve mjedisore

10/11/219:15

Shperndaje:

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me drejtuesit Qendrorë, Vendorë dhe të Kufirit në Policinë e Shtetit, me fokus ndëshkimin e krimeve mjedisore.

Ministri Çuçi kërkoi nga strukturat policore klasifikimin e krimeve mjedisore, me të njëjtin prioritet si lufta ndaj krimit të organizuar, apo krimet ndaj jetës e pronës. Për çdo metër katror territor dhe dëmtim që ndodh në të, do të ketë përgjegjës dhe përgjigjegjësi të punonjësve të policisë. Ministri deklaroi prerë se nuk do të ketë asnjë tolerim, por ndëshkim të ashpër ligjor për ndotje të mjedisit, prerje pyjesh apo dëmtim të lumenjve.

Ministrja e Mjedisit Kumbaro nënvizoi se përmes akteve ligjore, që janë duke u hartuar nga grupet e punës nga njëra anë dhe bashkëpunimit e koordinimit më të mirë në terren të strukturave të mjedisit, IKMT dhe Policisë së Shtetit, lufta ndaj krimeve mjedisore do të zhvendoset në një fazë të re, intensive. Në këtë angazhim do të ketë një rol më aktiv të Bashkive, si përgjegjëse për territorin, por roli i qeverisë qendrore do të jetë më i fortë në mbrojtjen e kujdesin ndaj mjedisit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano u shpreh se problematika për çështjet mjedisore qëndron. Ai tha se Policia e Shtetit, e cila zbulon ngjarje kriminale shumë të sofistikuara, i ka të gjitha kapacitetet për të gjurmuar dhe ndëshkuar edhe këtë natyrë krimi. Aktualisht strukturat vendore të Policisë janë duke u angazhuar mbi disa plane masash, për mbrojtjen më të mirë të territorit, duke u ndalur tek ndërtimet pa leje, ndotjen e mjedisit apo dëmtimin e prerjen e pyjeve.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO
12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës
Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur
Restorant Primavera kërkon Picajol për punësim vjetor. Ofrohet akomodim
Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet
Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda do të shtrihet deri në Borsh

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.