
COVID-19/ Nga nesër pas orës 22:00 kush nuk bindet gjobë dhe burg deri në 8 vite
Kush thyen karantinën ndëshkohet me 10 mijë lekë të reja.
Çdo i infektuar me Covid-19 që nuk zbaton karantinimin nga pakujdesia merr gjobë deri në vite burg.
Kur ka pasoja të rënda në njerëz, personi në fjalë rrezikon 3 deri në 8 vite burg.
Referuar rasteve të vetëvrasjeve, Manastirliu tha se pacientët po trajtohen me psikologë, ndërsa “fajësoi” grupmoshat 25-45 vjeç se po përhapin pandeminë.
Shqipëria i është rikthyer kontrollit policor. Nga nesër, pas orës 22:00-06:00, deri në datën 2 dhjetor, kushdo që do të lëvizë nga shtëpia, do të duhet të ketë një autorizim të posaçëm që mund ta marrë në portalin e-albania.
Këtë autorizim, mund ta tërheqin të gjithë ata që kanë arsye pune, pasi janë me turne dhe çështje të domosdoshme apo shëndetësore.
Kështu deklaroi sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një konferencë për gazetarët. Ministrja ka nxjerrë edhe urdhrat që zyrtariziojnë futjen e vendit në karantinë të pjesshme për tre javë rresht.
Edhe bizneset e llojit bare apo restorante, pas orës 22:00 do të duhet të mbyllin dyert deri në orën 06:00 për çdo ditë, deri më dy dhjetor. Kush nuk bindet, penalizohet. E pyetur në lidhje me masat ndëshkuese që do të merren pë rata që nuk i binden karantinës, Manastirliu tha se do të jetë në fuqi akti normative i datës 25 mars.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
10/11/2021:37

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
10/11/2021:37

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
10/11/2021:37

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
10/11/2021:37

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
10/11/2021:37
