Çmimi i naftës, kompanitë paralajmërojnë pezullim dhe bllokim të pikave kufitare

13/04/2620:38

Shperndaje:

ÇMIMI I NAFTËS / Krizë në transport, paralajmërohet pezullim dhe bllokim i pikave kufitare

Rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës në Shqipëri po e çon sektorin e transportit drejt një krize serioze, duke detyruar kompanitë të paralajmërojnë masa ekstreme, deri në pezullim të aktivitetit dhe bllokim të pikave kufitare.

 

ÇMIMI I NAFTËS / Krizë në transport, paralajmërohet pezullim dhe bllokim i pikave kufitare

 

Situata është përshkallëzuar ndjeshëm ditët e fundit, pasi jo vetëm transporti publik urban dhe ndërqytetës, por edhe kompanitë e transportit ndërkombëtar po reagojnë ndaj rritjes së çmimit të naftës. Sipas tyre, kostoja e karburantit është bërë e papërballueshme dhe po rrezikon funksionimin normal të sektorit.

 

Prej javësh, operatorët e transportit publik kanë kërkuar nga qeveria subvencionim për çmimin e naftës, duke paralajmëruar se në të kundërt do të rrisin çmimet e biletave ose do të reduktojnë flotat. Rritja e çmimit të naftës po ndikon drejtpërdrejt edhe në qytete si Saranda, ku transporti është jetik për ekonominë dhe turizmin.

 

Kompanitë ndërkombëtare theksojnë se çmimi i naftës në Shqipëri është shumë më i lartë se në vendet e rajonit, duke krijuar konkurrencë të padrejtë. Për pasojë, operatorët shqiptarë po humbasin treg, pasi kompanitë e huaja ofrojnë të njëjtat itinerare me çmime më të ulëta.

 

Në këto kushte, përfaqësuesit e sektorit paralajmërojnë masa drastike. Ata do të paraqesin kërkesa konkrete për zgjidhje, por nëse nuk do të ketë reagim, pritet pezullimi i transportit me kamionë dhe bllokimi i Porteve si dhe pikave kufitare të vendit.

 

Ndërkohë, edhe transporti publik është në prag reduktimi. Operatorët paralajmërojnë se duke filluar nga dita e martë mund të ulin numrin e autobusëve, nëse nuk subvencionohet çmimi i naftës.

 

Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri rrezikon të ndikojë jo vetëm në xhepin e qytetarëve, por edhe në ekonominë e vendit, siç është edhe bujqësia, duke prekur furnizimin me mallra dhe lëvizjen në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon Kasiere dhe Sistemuese. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve
Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.