Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e ul vetëm 4 Cent

08/04/2618:45

Shperndaje:

Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e u vetëm 4 Cent 

Bota mori frymë. Pas tensioneve të forta në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit, tregjet globale reaguan menjëherë. Çmimi i naftës pësoi një rënie të ndjeshme, duke zbritur me dhjetëra dollarë për fuçi brenda pak orësh. Një sinjal i qartë që tensionet politike ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë globale – dhe kur ato bien, çmimet duhet të bien.

 

 

Por jo në Shqipëri.

Në një kohë kur tregjet ndërkombëtare reflektojnë menjëherë uljen e kostove, në vendin tonë ajo që quhet “Bordi i Transparencës” tashmë meriton një emër tjetër: “Bordi i Talljes”. Sepse ajo që po ndodh nuk ka më lidhje me transparencën, por me një realitet absurd që sfidon çdo logjikë ekonomike.

 

Ndërkohë që nafta në tregjet globale bie me më shumë se 20 dollarë për fuçi, në Shqipëri vendoset një ulje qesharake: vetëm 4 cent për litër.

 

Kjo nuk është më transparencë. Kjo është tallje.

Qytetarët vazhdojnë të paguajnë pothuajse të njëjtin çmim, sikur asgjë të mos ketë ndryshuar në botë. Dhe pyetja që lind natyrshëm është: ku përfundon diferenca? Kush përfiton nga kjo “moslëvizje” e çmimeve?

 

Më të goditurit janë fermerët.

Në prag të sezonit të mbjelljeve, ata prisnin pikërisht këtë moment: uljen e çmimit të naftës. Për ta, karburanti nuk është luks, është jetik. Është kosto për plugimin, për transportin, për çdo proces që mban gjallë bujqësinë. Një ulje reale e çmimit do të ishte një frymëmarrje për ta.

 

Por në vend të kësaj, ata përballen me një realitet të hidhur: shpresa u kthye në zhgënjim.

Shqipëria duket se funksionon me një standard të dyfishtë. Kur çmimet në botë rriten, ato rriten menjëherë edhe këtu. Por kur bien, ulja vjen me pikatore – ose nuk vjen fare.

 

Sepse kur institucionet nuk reflektojnë realitetin ekonomik dhe nuk mbrojnë interesin e qytetarëve, atëherë çdo justifikim bie. Dhe bashkë me të, bie edhe besimi i publikut.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e ul vetëm 4 Cent
BURGER KING kërkon punonjës për pikën në Sarandë
Drejtonte mjetin i dehur dhe aksidenton një fëmijë 2 vjeç, arrestohet nga Policia
Pit Stop në Shëtitoren e Sarandës kërkon Kamarier dhe Banakier
Joelle Hotel në Sarandë kërkon Sanitare dhe Roje për Turnin e Tretë
Shpërthim tritoli gjatë natës në Berdenesh, Sarandë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.