Biznesmenët kontribojnë për ujësjellësin në Varrezat e fshatit Gjashtë
Biznesmenët Përparim Dauti dhe Rexhep Ismaili kontribojnë për linjën e ujësjellësit në Varrezat e fshatit Gjashtë, tashmë lagje e Sarandës.
Kryeplaku i fshatit Karafil Allkushi shprehet se megjithë kërkesat e shumta në Bashkinë e Sarandës, nga ana e Bashkisë nuk pati asnjë reagim.
Por kanë qenë biznesmenët Përparim Dauti dhe Rexhep Ismaili ata të cilët me fonde të tyre bënë të mundur shtrimin e linjës së ujësjellësit deri në varreza dhe ndërtimin e 4 cezmave.
Kryeplaku ka kërkuar edhe ngritjen e një tende, kërkesë kjo që është miratuar menjëherë nga biznesmenët, tendë e cila do të ndërtohet shumë shpejt.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit