Belinda Balluku tregon kur do të rinisin fluturimet ajrore

02/06/2020:15

Shperndaje:


Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha në Euronews Albania se Shqipëria tashmë është gati për të rihapur kufijtë e saj tokësorë dhe ato ajrorë me vendet e tjera.
“Për të thënë të drejtën, ashti siç ka deklaruar kryeministri të premten e kaluar ne jemi gati, pra që dje nga data 1 qershor, jemi gati plotësisht për të qenë vend i hapur për të gjitha pikat kufitare, si ato tokësore dhe ato ajrore. Nuk është se duket diçka që do të ndodhë”, tha ajo.
Ajo shtoi më tej se Ministria e Shëndetësisë ka miratuar planin e masave të hartuar nga institucioni që ajo drejton, ndërkohë shtoi se Ministria e Jashtme u ka dorëzuar vendeve të tjera protokollin shpjegues për Shqipërinë.

Zonja Balluku tha se fluturimet ajrore do të bëhen pjesë pjesë, pasi disa vende të BE-së nuk janë të sigurta sa i përket pandemisë.

“Ministria e Jashtme ka dërguar në të gjitha shtetet protokollet së bashku me një letër, që shpjegojnë gatishmërinë e Shqipërisë për të pritur vizitorët e huaj dhe shqiptarët që duan të kthehen në atdhe. Presim një përgjigje nga vende e tjetra, ne jemi të gatshëm për ta hapur, pasi hapja bëhet në mënyrë të dyanshme. Ne i kemi disa të dhëna për shtete të ndryshme se si ata do hapen. Vjena si distinacion do të fluturojmë në 15 qershor. Fatkeqësisht do të jetë hap pas hapi, pasi disa vende nuk konsiderohen të sigurta”, shtoi ministrja.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Famur Noka nuk u beson dot syve që kryetari i emëruar prej tij votoi PRO
Allegro Restaurant në Shëtitore kërkon të punësojë Kamarier
Matilda Qurku kundër vendimit të këshilltarëve të PD për të bashkuar votat me të majtët
Sarandë: Të Majtë dhe të Djathtë bëhen bashkë kundër Nivicës – VIDEO
Lirohen 2 të arrestuarit te “Delvina Gas”,  Prokuroria: Arrestimi ishte i paligjshëm
Bar-Restaurant UTOPIA Ksamil kërkon punonjës për çadra plazhi. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.