Bashkia Sarande u kujton bizneseve të paguajnë taksat

07/01/1611:57

Shperndaje:

Bashkia Sarande u kujton bizneseve të paguajnë taksat.

Në postimin e parë për vitin 2016, Bashkia Sarandë ka zgjedhur t`iu kujtojë bizneseve të jenë të vëmendshme me pagimin e taksave dhe tarifave vendore. 

Në vijim të një marrëdhënie të re komunikimi dhe partneriteti mes qeverisjes vendore me Ju, ju vijmë në ndihmë duke ju kujtuar për detyrimet që burojnë nga statusi juaj ekonomik. Ju bëjmë me dije se, në zbatim të ligjit nr 9632 datë 30.10.2006 “ Për sistemin e taksave vendore “, i ndryshuar , për aktivitetin privat që ushtroni në territorin e Bashkisë Sarandë, Ju jeni objekt i Taksave dhe Tarifave Vendore të vendosura nga Këshilli i Bashkisë Sarandë.
Për llogaritjen e saktë të tyre ju kujtojmë se ju duhet të paraqisni brenda datës 29.02.2016 dokumentat e poshtëshënuara:
Kopje të çertifikatës së regjistrimit në QKR
Kopje të çertifikatës së pronësisë për ndërtesën në të cilën zhvilloni aktivitetin ose kopje të kontratës së qirasë në qoftëse ndërtesa nuk është në pronësinë tuaj
Kopje të kartës së identitetit
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme ju ngarkon me përgjegjësi dhe ndikon në rritjen e detyrimit tuaj.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! perfundon postimi i Bashkisë Sarandë në faqen e facebook-ut

bashkia njofton


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Atentat me armë në Sarandë, plagoset me 3 plumba Thimjo (Sandër) Rubati
Rama: Nuk ka rënë euro, është forcuar leku. Ky është një sukses i ekonomisë shqiptare
Oficeri i Policisë në Sarandë bie pre e fyerjeve dhe dhunës në rrugë
Booking dhe Airbnb nën lupën e Tatimeve – Qeveria kërkon raportim të detyrueshëm për të ardhurat
Sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës, armët po transportoheshin drejt Sarandës
Pas investimit në Ksamil, biznesmeni shqiptar blen një resort në ishullin e Korfuzit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.