Bashkia Delvinë nxjerr në shitje gurët e repartit ushtarak, do e kthejmë në Park

03/11/1911:09

Shperndaje:


Njoftimi i Bashkisë Delvinë:
Duke u mbeshtetur ne nje vendim te Keshillit te Ministrave per kthimin e gjithe siperfaqes se ish-divizionit Delvine ne siperfaqe publike ne pronesi te Bashkise Delvine dhe mbi nje studim urbanistik pjesor te kesaj siperfaqeje te fituar nga studiua “Kestrina sh.p.k” , Bashkia Delvine ne bashkepunim me zyren e urbanistikes dhe studion “ Kestrina sh.p.k” mendoi qe ne nje pjese te siperfaqes te nderhyje ne projekt, duke e kthyer teresisht ne hapsire publike. Pas ndryshimit ne studim, Bashkia Delvine vendosi qe projektiden ta paraqese ne Keshillin Bashkiak per aprovim e cila pas vrejtjeve te cilat u pranuan ne pergjithesi, aprovoi kerkesen e Bashkise Delvine per ndryshime ne projekt dhe kthimin siperfaqes ne park.
Pas miratimit nga ana e Keshillit Bashkiak, Bashkia Delvine i çoi ndryshimet ne studim per aprovim ne Keshillin e Qarkut dhe pas miratimit prej tij do te filloje zbatimin e projektit ne terren duke ndjekur rruget:
1- Bashkia kerkoi gjendjen aktuale te siperfaqes ne hipoteke dhe pas pergjigjes qe mori rezultoi se kjo siperfaqe nuk ka asnje titull pronesie. Bashkia do te njohe c’do vendim te mevonshem nga drejtesia dhe do te kompesoje te gjithe pronaret sipas ligjeve ne fuqi.
2- Me ekspertet e bashkise dhe te jashtem do te beje preventimin e punimeve te cilen do ta kaloje ne keshillin bashkiak.
3- Bashkia me forcat dhe mjetet e veta do te nise prishjen e rrenojave te objekteve te ish-divizionit, prerjen e pemeve te rrezuara dhe atyre qe nuk pershtaten me projektin, perpunimin e siperfaqes dhe pastrimin e mbetjeve urbane te grumbulluara ne vite.
a- Te gjithe qytetaret e Bashkise Delvine qe jane te interesuar per guret e objekteve te rrenuara duhet te paraqesin kerkesen pran Bashkise Delvine. Shfrytezimi do te jete pa pagese me kushtin e vetem qe indivdet e interesuar te pastrojne dhe mbetjet ne zonen qe do te shfrytezojne.
b- Pemet do te priten ne pranine e eksperteve te Drejtorise Pyjore.
c- Mbetjet urbane do te pastrohen me mjetet e bashkise.
d- Perpunimi i siperfaqes do te kryhet me mjete e bashkise por kush ka mundesi te ndihmoje me mjete me te specializuara te ndihmoje dhe do te jete i mirepritur.
Punimet per parkun do te kryhen ne tre faza ne kohe te ndryshme.
FAZA E PARE : Pasi te jete pastruar dhe perpunuar siperfaqja, do te filloje mbjellja e pemeve, shumica e te cilave do te jene te shkeputura nga flora e pasur e zones sone, me punen e punonjesve te bashkise, dhe jo vetem, dhe nje pjese do te mbillen me kontributin e qytetareve, donacioneve dhe fondet e bashkise, kryesisht momozat dhe oleandrat qe do te mbillen poshte pedonales ne rrugen e vjeter qe do te lihet si vend relaksimi.
Pemet qe do te mbillen do te jene : Geshtenja, blin, bredh,lofate, pisha, akacie, mimoza, oleandra,plepa etj.
Ne kete faze do te ndertohet dhe pedonalja me ndriçimin perkates e cila do te zgjidhet nga propozimet e ofruara nga ekspertet por edhe propozimet e qytetareve.
Po ne kete faze do te çlirohen hapsirat publike brenda parkut nga gardhet, krysisht ne ish-rrugen e vjeter. Duke qene hapsire publike nuk do te lejohen gardhe rrethuese ne kontakt me siperfaqen e parkut.
FAZA E DYTE : Do te ndertohet e gjitha me investime private, te cilat do te paraqesin projektet e tyre ne perputhje me studimin, dhe prej tyre do te behet perzgjedhja. Ketu perjashtohet fusha e basketbollit qe do te behet me te ardhurat e bashkise.
FAZA E TRETE : Do te jete nje investim qe i takon se ardhmes, nje fushe futbolli. Perkohesisht ajo siperfaqe do te mbillet me peme dhe do te perdoret per ambjente relaksuese.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zgjatimi i shëtitores së Sarandës deri tek kanali i Çukës premtim i pambajtur
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik, sekuestrohen pasuritë e një personi në Delvinë
ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi
Tifozët e Butrintit apelojnë: Shpëtoni Onuh, ai është pjesë e Familjes tonë!
Publikohen Çmimet e Referencës për Shtëpitë dhe Apartamentet në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol
100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.