

Bashkëpunim ndërmjet qyteteve të Sarandës dhe Opatisë



Një delegacion i qytetit të Sarandës, i kryesuar nga Kryetarja e Bashkisë znj. Florjana Koka dhe Nënprefekti Ilir Hysi kanë vizituar dje qytetin e Opatisë në Kroaci, me ftesë të Kryebashkiakut z. Ivo Dujmić dhe Nënprefektit të Qarkut Bregdetaro-Malor, z. Petar Mamula. Në takim ishte i pranishëm edhe diplomati Ilir Qorri nga Ambasada shqiptare në Zagreb. Rol të rëndësishëm në këtë bashkëpunim ka luajtur edhe Këshilli i Pakicës Kombëtare shqiptare të Prefekturës, me Kryetarin z. Gani Xharrahi.
Dy kryebashkiakët dhe nënprefektët folën për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve përkatëse dhe rajoneve, ku pikë e rëndësishme është turizmi dhe zhvillimi i tij i mëtejshëm. Bashkia Sarande dhe Opatija kanë se çfarë të shkëmbejnë në mënyrë që të dyja palët të përfitojnë nga njëra tjetra. Në këtë kuadër, është rënë dakord edhe për mundësi bashkëpunimi të Shkollës për Hoteleri-Turizëm të Opatisë dhe asaj të Sarandës, nëpërmjet shkëmbimit të studentëve.
Z. Qorri ka theksuar se Ambasada është duke promovuar realizimin e Korridorit Blu, i cili do të lidhë skajet më të largëta të Kroacisë në veri me skajin më jugor në Shqipëri, e më tej. Përvoja e Kroacisë tashmë vend anëtar i BE mund të transmetohet edhe tek Shqipëria vend kandidat, jo vetëm në nivel qendror, por edhe sidomos në nivel lokal, ku rezultatet janë edhe më të prekshme për vetë njerëzit.
Aktiviteti ka gjetur pasqyrim të gjerë edhe në mediat qendrore dhe lokale kroate.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
11/12/1513:18

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
11/12/1513:18

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
11/12/1513:18

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
11/12/1513:18

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
11/12/1513:18

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
11/12/1513:18

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
11/12/1513:18

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
11/12/1513:18

Ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e disa veglave pune, arrestohet 21-vjeçari
11/12/1513:18

U kap nga Policia me çifte në krah, procedohet penalisht
11/12/1513:18






Rezervime

Apartament për pushime në Sarandë.
11/12/1513:18

Apartament 2+1 me pishinë
11/12/1513:18

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
11/12/1513:18

Dhoma Ksamil
11/12/1513:18

Apartament 1+1 me pishinë
11/12/1513:18
Suvenire

Suvenire nga Saranda
11/12/1513:18

Suvenire nga Saranda – Shegë
11/12/1513:18

Suvenire nga Saranda
11/12/1513:18

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
11/12/1513:18

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
11/12/1513:18




