Banorët të paguajnë tarifa për administrimin e pallateve, gjoba 30% në muaj për vonesat

Banorët të paguajnë tarifa për administrimin e pallateve, gjoba 30% në muaj për vonesat

Projektligji i ri detyron  banorët e pallateve të paguajnë tarifë për administrimin e bashkëpronësisë, parashikon gjoba për vonesat

 

Ministria e Pushtetit Vendor ka hedhur për konsultim publik një projektligj që sjell ndryshime të rëndësishme në ligjin aktual për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa. Sipas draftit, banorët e pallateve do të jenë të detyruar të paguajnë tarifën e administrimit të bashkëpronësisë, dhe ata që nuk respektojnë afatet e pagesës do të gjobiten me 30% të detyrimit për çdo muaj vonesë.

 

Përfshirja e ndërtesave me dy ose më shumë pronarë: Në Nenin nr. 3 përcaktohet që ky ligj zbatohet për të gjitha ndërtesat me dy ose më shumë pronarë, duke përfshirë banesat, njësitë shërbimi, tregtare dhe administrative që kanë truall dhe mjedise të përbashkëta.

 

Detyrime për pronarët që nuk përdorin pronën: Neni 13 parashikon detyrime edhe për ata që nuk e përdorin pronën, përveç rasteve kur vendoset ndryshe nga asambleja e bashkëpronarëve. Sipas këtij neni, çdo pronar është i detyruar të kontribuojë për mirëmbajtjen dhe administrimin e pronës në bashkëpronësi.

 

Penalitet për vonesat në pagesë: Projektligji parashikon një penalitet prej 30% të tarifës për çdo muaj vonesë për të nxitur respektimin e afateve dhe për të shmangur probleme në administrimin e ndërtesave.

 

Ekzekutimi i detyrimeve përmes përmbarimit: Nëse një bashkëpronar nuk përmbush detyrimet për tre muaj, vlera totale e detyrimeve përllogaritet nga kryesia e asamblesë dhe bëhet titull ekzekutiv, që do të thotë se qytetarët që nuk paguajnë do të përballen me përmbarimin për sekuestrimin e pasurisë së tyre.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë
Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.