Banorët pa drita, OSHEE u përgjigjet me tallje: Do të keni kur të vijë behari

04/02/2618:19

Shperndaje:

Banorët pa drita, OSHEE u përgjigjet me tallje: Do të keni kur të vijë behari

 

Një banore nga zona e Vrionit ka denoncuarSaranda Web arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e OSHEE, pas ankesave të vazhdueshme për mungesën e energjisë elektrike, problem që pasditen e sotme e kanë patur edhe fshatrat e Delvinës dhe Finiqit.

 

 

Sipas denoncimit, banorja ka kontaktuar ditën e sotme OSHEE në Tiranë për të ngritur shqetësimin e saj lidhur me ndërprerjet e shpeshta të energjisë. Nga OSHEE qendrore, ajo është udhëzuar që të kontaktojë strukturën rajonale në Gjirokastër, duke i dhënë një numër telefoni për ta përcjellë ankesën.

 

Por ajo që ka ndodhur më pas është konsideruar nga banorja si fyese dhe e papranueshme.

 

Sipas saj, personi që i është përgjigjur në numrin e OSHEE rajonale i ka thënë në mënyrë tallëse:
“Do keni drita kur të vijë behari”, dhe më pas i ka mbyllur telefonin, pa dhënë asnjë shpjegim apo zgjidhje për situatën.

 

Banorja shprehet se kjo sjellje është një shenjë e qartë arrogancës dhe mungesës së respektit ndaj qytetarëve, të cilët jo vetëm paguajnë rregullisht faturat, por përballen çdo ditë me ndërprerje të energjisë, dëme në pajisje elektrike dhe vështirësi në jetën e përditshme.

 

Raste të tilla ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si trajtohen qytetarët nga institucionet publike dhe mbi standardin e shërbimit që ofrohet në zonat jashtë qendrave kryesore.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

KREPERIA RAYAN kërkon Krepier/e,  Kamarier/e,  Banakier/e dhe  Kuzhinier/e për mëngjeset
Roal Food kërkon të punësojë Ekonomiste në Sarandë
Zjarr në godinën e Muzeut Nënujor në Sarandë, panik mes banorëve përreth – VIDEO
Mbledhja e Këshillit Bashkiak – në fokus rregullorja për taksitë dhe shpronësimet te EkoKampusi
U godit me thikë gjatë një sherri, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar në Greqi
Nesër kërkohen ndryshime të reja për transportin taksi, drafti ende nuk është bërë publik

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.