Banorët notojnë përmes ujrave të zeza për të hyrë dhe dalë nga shtëpitë

29/01/1716:30

Shperndaje:


Banorët e një blloku apartamentesh pranë Gjykatës kanë më shumë se 1 vit që notojnë përmes ujrave të zeza sa herë hyjnë dhe dalin nga shtëpitë. Nuk është hiperbolike, por është një realitet i hidhur në Sarandë. Nuk ka bërë bujë dhe nuk ka marrë vëmendjen e askujt sepse nuk ndodhet në shëtitore.
Bëhet fjalë për dëmtimin e një tubacioni të ujrave të zeza dhe derdhjen e ujrave në gjithë hapësirën përpara pallateve.
Por përveç vështirësisë për hyrje-daljet nga shtëpitë, dritaret e këtyre apartamenteve kanë gjithashtu më shumë se 1 vit që nuk janë hapur, sepse era e rëndë e fekaleve është mbytëse.
– Kemi shkuar disa herë në Bashki, kemi shkuar edhe në Drejtorinë e Higjenës Publike për t`u ankuar. Në bashki na thonë gjithmonë që do të vijmë ta rregullojmë, por realiteti është ky që shikon, shprehet një prej banorëve. Miqtë na kanë harruar të na vizitojnë dhe fatmirësisht nuk ka patur as ndonjë vaki në këtë zonë sepse as për ngushëllime dhe për përcjellje nuk do shkelte askush këtu thotë ai.
E përtej premtimeve të pafundme, banorët e këtushëm vazhdojnë të notojnë përmes fekaleve për të hyrë dhe dalë nga shtëpitë. 16425316_1510939398933579_1035687564_n16358833_1510939442266908_439397081_n

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i
Caffe Italia Sarandë kërkon të punësojë Punonjëse pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.