Banorët e fshatit Manastir mbi plazhin Pasqyra protestë: Shtëpitë do t’i mbrojmë me jetën tonë

Banorët e fshatit Manastir mbi plazhin Pasqyra protestë në dyert e ASHK Sarandë: Shtëpitë do t’i mbrojmë me jetën tonë

Banorët e fshatit Manastir, mbi plazhin e njohur Pasqyra në Sarandë kanë dalë sot në protestë kundër vendimit për prishjen e shtëpive të tyre, të cilat rrezikojnë të shemben për t’i hapur rrugë një investimi strategjik. Sipas banorëve, ky vendim prek më shumë se 150 familje që jetojnë në këtë zonë prej rreth 30 vitesh.

 

 

Vendimi i miratuar nga KKRRT (Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit) i hap rrugë ndërtimit të projektit “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I”, një zhvillim i shoqërisë “Premium Finance Invest” sh.p.k., i cili synon të transformojë zonën në një kompleks turistik luksoz.

 

Banorët pretendojnë se nuk janë konsultuar dhe e shohin këtë vendim si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj jetesës së tyre. Ata kërkojnë transparencë dhe drejtësi, duke theksuar se kanë ndërtuar shtëpitë me kursimet e një jete dhe se shumë prej tyre nuk kanë alternativa të tjera strehimi.

 

“Shteti nuk mund të na nxjerrë në rrugë pas 30 vitesh. Kemi investuar gjithçka për të ndërtuar një jetë këtu. Shtëpinë e kam ndërtuar me djersë dhe do ta mbroj me gjak”, tha një nga protestuesit.

 

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa banorët shprehen të vendosur për të mos lejuar prishjen e shtëpive të tyre. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e çështjes. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë
Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.