Automjeti bie në Urën e Vanës, bllokohet qarkullimit për 300 banorë – VIDEO

Automjeti bie në Urën e Vanës, bllokohet qarkullimit për 300 banorë. Një automjet ka rënë në Urën e Vanës, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit dhe vështirësi për banorët që përdorin këtë rrugë. Pas ngjarjes, banorët e zonës kanë reaguar, duke kërkuar ndërhyrje për largimin e automjetit dhe rikthimin e qarkullimit normal. Ata i janë drejtuar publikisht deputetit Ardit Bido dhe kryetarit të Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, me thirrjen: “Hajde nxirreni!”

 

 

Ngjarja ka rikthyer njëkohësisht në vëmendje shqetësimet e banorëve për gjendjen e Urës së Vanës. Sipas tyre, më herët kishin shprehur gatishmërinë që të kontribuonin vetë për rregullimin e urës, por pretendojnë se nuk janë lejuar të ndërhyjnë nga Bashkia Delvinë.

 

Banorët thonë se nga Bashkia u ishte komunikuar se punimet në urë duhet të kryheshin përmes procedurave të tenderimit, ndërsa në atë moment nuk kishte fonde në dispozicion për realizimin e ndërhyrjes.

 

Rënia e automjetit dhe bllokimi i qarkullimit kanë shtuar shqetësimin e komunitetit, i cili kërkon jo vetëm zgjidhjen e situatës së krijuar sot, por edhe një ndërhyrje përfundimtare në Urën e Vanës, për të garantuar lëvizjen dhe sigurinë e banorëve të zonës. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.