Auron Tare: Çështjen e Butrintit ta çoj në Senatin amerikan

21/05/2218:30

Shperndaje:

I ftuar në emisionin LOG. të gazetarit Endri Xhafo, Auron Tare, ish-drejtor i Parkut Kombëtar të Butrintit dhe anëtar i STAB, trupa këshillimore shkencore-teknike pranë UNESCO-s, pyetjes nëse Butrinti tashmë është një çështje e mbyllur apo jo, iu përgjigj se “tani fillonte beteja e vërtetë”, sepse ai, edhe si qytetar amerikan, do ta ndiqte këtë çështje ne Senatin amerikan.

Auron Tare: Unë mendoj tani fillon beteja…

Endri Xhafo: Pse?

Auron Tare: Sepse në Amerikë ka shume mundësi që AADF-ja do të shqyrtohet nga një zyrë e posaçme e Senatit, nëse ka shkelur ligjet federale apo jo, dhe unë si qytetar amerikan kam bërë një kërkësë pranë senatorit të Massachusett-it për ta ndjekur këtë çështje. Dhe mendoj se beteja do të jetë në Amerikë dhe jo në Shqipëri, sepse në Shqipëri dihet që do të vendosë kartoni.

Endri Xhafo: Domethenë ju nuk keni shpresë te Gjykata Kushtetuese siç tha profesor Ceka, mendoni se Gjykata Kushtetuese mund të jetë subjekt i presionit politik?

Auron Tare: Unë do ta ndjek çështjen në Amerikë, sigurisht për të vendosur siç mendoj unë, – dhe jo vetëm unë, por një grup i madh njerëzish me të cilët këshillohemi, – anën e së drejtës, pra, që asnjë fondacion i huaj të mos ketë të drejtë të menaxhojë trashëgimi kulturore shqiptare. Siç është në Amerikë, ku asnjë trashëgimi kulturore amerikane nuk menaxhohet nga një fondacion i huaj. /abcnews.al

VIDEO https://youtu.be/tNZfhrOtDNE


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë: zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas
Elvisa dhe Rezina Dhimaku humbën jetën në aksident. Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin
Dream Hotel Saranda kërkon të punësojë Recepsionist/e
Helia Hotel kërkon të punësojë Receptionist/e dhe Kamarier/e
Humbën jetën 2 motrat: Policia arreston 23-vjeçarin, kishte hyrë në parakalim, ishte i dehur
Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.