Athinë, përplasje me armë mes bandave, vriten 6 shqiptarë

11/09/2318:04

Shperndaje:

Një incident me të shtëna ka ndodhur pasditen e së hënës në Loutsa, konkretisht mes rrugëve Arionos dhe Acropoleos. Siç u bë e ditur deri më tani janë 6 të vdekur. Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën si dhe EKAV-në.Burime policore flasin për larje hesapesh. 

Në informacionet e para thuhet se personat e përfshirë në masakër janë romë, por pak më vonë u bë e ditur se mund të ishin grupe rivale të mafiozëve shqiptarë. gëzhojat e gjetura i përkasin një pistolete 9 mm. Pesë të vdekur u gjetën në një makinë me targa gjermane dhe një tjetër jashtë makinës. Të shtënat me sa duket kanë qenë drejtuar makinës së caktuar me targa të huaja.

Autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e autorëve, ndërsa mësohet se janë në kërkim të një makine Ford me ngjyrë të zezë.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.