

Arratiset nga Shqiperia suedezi i lënë në “detyrim paraqitje”, Prokuroria e Sarandës kërkon kthimin në qeli


Me kerkese te Prokurorise, Gjykata e Sarandes ka vendosur dje ndryshimin e mases se sigurimit per shtetasin suedez Sebastian Lichota Buinski, 33-vjec i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, me pasojë rrahjen e shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, 31-vjec. Ne fillim te shtatorit ndaj tij ishte dhene masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dhe detyrim i qendrimit ne nje vend te caktuar”. Por prej asaj dite ai nuk eshte paraqitur me ne Prokurorine e qytetit dhe kjo ka bere qe te kontrollohet sistemi TIMS nga ku rezulton qe ai te jete larguar jashte shtetit. Me kerkese te Prokurorise ndaj tij eshte ndryshuar masa duke u caktuar “Arrest ne burg”, duke u shpallur person ne kerkim.
Më datë 01.09.2021, rreth orës 21.00, pasi ka përfunduar frekuentimin në një restorant, çifti suedez ka frekuentuar shëtitoren e qytetit të Sarandës, ku gjatë së cilës midis tyre ka nisur një debat me bazë xhelozie. Në vijim çifti suedez është kthyer në apartamentin e marrë me qira, apartament ky i gjendur “në një pallat të gjendur përballë restorant “L….”.
Por edhe këtu debati ndërmjet të dashuruarve ka vijuar më tej, debat i degjeneruar më vonë në veprime dhunë fizike që shtetasi suedez Sebastian Lichota Buinski ka ushtruar ndaj të dashurës së tij, shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj të datës 01.09.2021, ora 22.40, kjo e fundit thekson “sa hymë brenda në apartament, i dashuri im e mbylli portën dhe më shtyu mua, më kapi nga fyti me të dy duart dhe më shtyu mbrapsht deri në krevat, më shtriu në krevat me forcë, më hipi sipër, duke mos i hequr duart nga fyti dhe unë nuk merrrja dot frymë. Me njërën dorë mori jastëkun dhe më zuri frymën”.
Por me kaq veprimet e shtetasit suedez Sebastian Lichota Buinski janë ndërprerë, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev thekson “duke parë që unë po humbisja ndjenjat i dashuri më la të lirë dhe mori telefonin dhe më mbylli në dhomë dhe unë nuk kisha nga të dilja”.
E gjendur në këtë situatë, nga ballkoni i apartamentit, shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev ka kërkuar ndihmë, rrethanë për të cilën qytetarë anonimë kanë njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë.
Të njoftuar për ngjarjen sa më sipër, forcat e policisë kanë mbërritur në aprtamëntin ku ish akomoduar çifti suedez, duke bërë shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Era e fortë/ Porti i Sarandës pezullon lundrimet deri më 22 Nëntor
29/09/217:53

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
29/09/217:53

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
29/09/217:53

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
29/09/217:53

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
29/09/217:53

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
29/09/217:53

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
29/09/217:53

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
29/09/217:53

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
29/09/217:53

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
29/09/217:53






Rezervime

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
29/09/217:53

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
29/09/217:53

River & Sea Side Apartament
29/09/217:53

Dhomë çift për pushime
29/09/217:53

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
29/09/217:53
Suvenire

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
29/09/217:53

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
29/09/217:53

Suvenire nga Saranda – Shegë
29/09/217:53

Suvenire nga Saranda
29/09/217:53

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
29/09/217:53




