Armë, antiplumb dhe targa false, arrestohet një 32-vjeçar nga Saranda – EMRI

Armë, antiplumb dhe targa false në banesë – arrestohet në Greqi një 32-vjeçar nga Saranda

 

Një 32-vjeçar nga Saranda është arrestuar pas një operacioni të policisë greke në zonën e Thrakomakedones, në Athinë. Policia kreu kontroll në një banesë të dyshuar për fshehje të sendeve të paligjshme.

 

 

 

Gjatë kontrollit në banesën ku jetonin Kostandin Nesturi, 32 vjeç nga Saranda, dhe Aleksandros Banin, 29 vjeç nga Greqia, u gjetën dhe sekuestruan: një armë zjarri automatike me 9 fishekë, një jelek antiplumb, 5 fishekë të tjerë, një palë targa false, një kartë identiteti greke false, 2 vula zyrtare, 4 vula biznesi, 3.6 gram kokainë, 27 gram marihuanë, 2 peshore, 16 grirës për marihuanë dhe 2 kompjuterë laptopë.

 

Sipas autoriteteve greke, njëri prej të arrestuarve nuk kishte deklaruar ndryshimin e vendbanimit, ndonëse ishte i detyruar ta bënte për shkak të një mase sigurie të vendosur nga gjykata.

 

Policia greke po heton arsyet e mbajtjes së armatimit dhe dokumenteve false në banesë nga dy të dyshuarit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë
Tirana në bojkot dhe protestë, në Sarandë nxënësit dhe studentët vijojnë normalisht mësimin
Lexoni më shumë
Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.