Ankesa e banorëve në Saranda Web: Magazina e mbeturinave të elektrikut rrezik

25/04/2514:44

Shperndaje:

Ankesa e banorëve në Saranda Web: Magazina e mbeturinave të elektrikut rrezik

 

Një shqetësim serioz është ngritur nga banorët e një pallati pranë sheshit përballë Pica Savos, ku prej kohësh, sipas tyre, një zonë publike është kthyer në një vend grumbullimi hekurishtesh, kabllosh të prishura dhe transformatorësh të hedhur nga ndërmarrja elektrike.

 

 

“Sheshi është shndërruar në një pikë të rrezikshme, ku çdo ditë shtohen jo vetëm mbeturinat dhe pajisjet elektrike të braktisura, por dhe automjete që kanë mbi disa vite të lëna aty pa lëvizur. Situata është e papranueshme, sidomos duke qenë se ndodhemi pothuajse në qendër të qytetit,” – shkruajnë banorët për Saranda Web.

 

Përveç ndotjes vizuale dhe ambientale, banorët raportojnë për përhapjen e insekteve, kafshëve endacake dhe ndjesinë e vazhdueshme të rrezikut shëndetësor, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që kalojnë çdo ditë pranë kësaj zone.

 

“Në dimër notojmë në baltë, ndërsa në verë mbytemi nga pluhuri. Kërkojmë nga Bashkia e Sarandës që të ndërhyjë sa më shpejt për sistemimin dhe shtrimin e këtij sheshi, dhe të kërkojë nga ndërmarrja elektrike heqjen e menjëhershme të pajisjeve të hedhura aty.”

 

Banorët shtojnë se ndihen të harruar nga institucionet dhe kërkojnë të jetojnë në një qytet të pastër, të sistemuar, ku edhe hapsirat publike të trajtohen me respekt dhe përkujdesje.

 

Saranda Web i bashkohet këtij apeli qytetar dhe fton institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë për t’i dhënë zgjidhje një problematike që po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës në qytet.

 

📸 Në vijim, shihen edhe fotot e situatës së denoncuar.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.