Ambasadori Britanik takim me Gledis Nanon: Krimi nuk paguan kurrë!

13/08/2217:40

Shperndaje:

Ambasadori Alastair King-Smith ka patur një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare Z. Gledis Nano, ku i ka kërkuar për të vepruar sa më shpejt në përgjigje të kriminelëve që po shfrytëzojnë të rinjtë shqiptarë që po udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

“Shprehëm vendosmërinë e përbashkët për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës.
Diskutuam realitetin që i pret të gjithë ata që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme, ka thënë ambasadori britanik.

Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar.
Të gjithë ata persona dhe familjarët e tyre që mund të jenë të tunduar të udhëtojnë drejt Britanisë nuk duhet të bien pre e propagandës së krimit”, tha Ambasadori Alastair King-Smith.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Na ndiqni në rrjetet sociale
Fshehu të dhëna me rëndësi për hetimet, Prokuroria Sarandë procedon penalisht OPGJ
LAJM I MIRË – Zjarri në Syrin e Kaltër është arritur të fiket
Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë – VIDEO
Zjarri te Syri i Kaltër, situata alarmante – flakët përparojnë me shpejtësi, vizitorët evakuohen
Restaurant Horizonti në Borsh kërkon Banakier. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.