Alket Hyseni takim elektoral me grate ne Sarande

21/06/178:44

Shperndaje:


Alket Hyseni takim elektoral me grate ne Sarande

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Sarandën, Alket Hyseni zhvilloi një takim me Forumin e Gruas Socialiste të Sarandës. “Ndihem i respektuar dhe i vlerësuar përpara më shumë se 300 zonjave të vlerësuara dhe të nderuara. Ju jeni motori që zhvillon shoqërinë shqiptare. Siç zhvilloni familjen tuaj, ashtu ne duam të zhvilloni edhe Sarandën tonë”,- u shpreh Alket Hyseni gjatë takimit. Sipas tij, në të ardhmen Saranda do të përfaqësohet edhe nga më shumë gra në politikë.
Alket Hyseni i bëri thirrje grave që më datë 25 qershor të dalin nga shtëpia, të marrin me vete edhe bashkëshortët dhe të votojnë forcën më progresiste në Shqipëri, Partinë Socialiste. “Votoni për fëmijët tuaj, votoni për familjet tuaja, votoni për një Shqipëri më të sigurt, votoni për Partinë Socialiste”,- ishte thirrja që bëri Alket Hyseni përpara grave socialiste.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
Hotel ArtNest në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
“Është e trishtë…” – Mesazhi prekës i një fëmije për këndet e lojërave në Sarandë
Rruga drejt Manastirit në Kostar rregullohet nga banorët, tashmë e kalueshme për të gjitha mjetet

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.