Alket Hyseni jep lajmin që gëzon të gjithë Delvinën

25/05/1712:28

Shperndaje:


alket hyseni delvineKandidati për deputet i Partisë Socialiste Alket Hyseni ka dhënë një lajm të gëzuar për të gjithë Delvinën: – Me këmbënguljen tonë qeveria shqiptare ka akorduar fondin për zgjidhjen përfundimtare të problemit të ujit të pijshëm në Delvinë.
 “Brenda dy viteve të para të mandatit të ardhshëm do të përfundojë projekti dhe do të marrë fund një herë e përgjithmonë historia e mungesës së ujit në qytetin e Delvinës. Ky është premtimi që ju bëmë sot banorëve të zonës dhe që do të bëhet realitet” – ka thënë Alket Hyseni në një takim elektoral sot në Delvinë.
 Ai ka vazhduar duke thënë se “Siç punuam për reformën në drejtësi, ashtu do të punojmë që të krijojmë mirëqenie për të gjithë shqiptarët. Por për të arritur këtë gjë na duhet vota dhe besimi juaj. Ne duam plus 71 për të mbajtur të vetëm timonin e reformave dhe të qeverisjes, që me të njëjtën vendosmëri që luftuam e fituam për Vettingun, të luftojmë e të fitojmë për të rritur si kurrë më parë ekonominë dhe punësimin!”

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Fondi Shqiptar i Zhgënjimit” investon në Sarandë pa pyetur qytetarët – VIDEO
Ardit Bido: Delvina dhe Konispoli duhet të mbeten bashki, identiteti nuk negociohet – VIDEO
Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin
Nga kënd lojërash në vatër rreziku – Banorët: Bashkia të reagojë para se të jetë vonë
Victoria Boutique Hotel & Restaurant në Sarandë
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf. Nuk ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.