Akuzohet për vjedhje me vlerë 400 euro, përfundon në qeli 34-vjeçari – VIDEO

03/10/2517:57

Shperndaje:

Akuzohet për vjedhje me vlerë 400 euro, përfundon në qeli 34-vjeçari në Sarandë

 

Një 34-vjeçar ka përfunduar pas hekurave në Sarandë, pasi akuzohet se ka kryer dy raste vjedhjeje suveniresh. Sipas Policisë së Sarandës, është finalizuar operacioni i koduar “Souvenirs”, i cili çoi në dokumentimin e ngjarjeve dhe në ndalimin e autorit të dyshuar.

 

 

I arrestuari është shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se në orët e natës së 1 tetorit 2025, ka vjedhur suvenire me vlerë rreth 40 mijë lekë (afërsisht 400 euro) në dy stenda të ndryshme, pronë e shtetasve S. L. dhe B. S.

 

Policia bën me dije se gjatë kontrollit është bërë i mundur sekuestrimi i një pjese të sendeve të vjedhura, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procesin gjyqësor.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku 34-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Vjedhja”.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.