Akuzohen se shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona

18/12/2417:58

Shperndaje:

Akuzohen se shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona

 

Pas një seance prej katër orësh, Gjykata e Sarandës ka dhënë vendimin për 12 persona të arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Rrjeti”. Ky operacion ishte rezultat i një hetimi të gjatë të zhvilluar nga prokurorët Kledian Llaho dhe Esmeranda Basho, me metoda speciale dhe veprime proaktive, ndaj personave të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Me kërkesë të prokurorëve, gjyqtari Mikel Hysometaj caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për 12 të dyshuar, 11 prej të cilëve u kapën gjatë orëve të para të së hënës nga efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” dhe FNSH Fier. Një prej personave të dyshuar nuk u arrit të kapej dhe është shpallur në kërkim. Gjatë operacionit u arrestua edhe një tjetër person në flagrancë, të cilit iu sekuestruan lëndë narkotike dhe sende të tjera të paligjshme.

Ditën e sotme, rreth orës 12:15, të gjithë të arrestuarit dolën para Gjykatës së Sarandës. 11 prej tyre u njohën me masën e sigurisë të vendosur në mungesë, ndërsa për personin e arrestuar në flagrancë, u vlerësua ligjshmëria e arrestimit dhe u caktua masa e sigurisë. Edhe pas marrjes në pyetje të të arrestuarve, gjykata vlerësoi se nuk kishte rrethana të reja që të ndryshonin masat e sigurisë. Për të gjithë të dyshuarit u konfirmua masa “Arrest në burg”, e cila ishte kërkuar edhe nga prokurorët.

 

Masa “Arrest në burg” u caktua për:

 

Mili Hamzaj, Evinio Hamzaj, Xhuljan Mecani, Stelio Mecani, Eduart Taka, Juxhin Isufi dhe Drago Qendro, të gjithë banues në Delvinë.

 

Fatjon Abazi, Osmen Abazi, Enver Haxhi, Mina Dedi dhe Algert Caushi, banues në Sarandë.

 

Në kërkim vazhdon të jetë Panajot Bala, 49 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të operacionit, u sekuestruan:

 

111 doza kokainë

1 dozë marihuanë

40 mijë euro

2,980 dollarë

19 milionë e 400 mijë lekë të vjetra

260 paund

18 celularë

1 tablet

2 peshore elektronike

2 shkopinj metalikë

2 radio si ato të policisë

4 makina dhe 2 motorë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.