Aktori i madh i roleve të “vogla”, kushtuar aktorit të Estradës së Sarandës Lek Mosi. Nga Vangjel Agora
Në se ka qenë dikur një aktorë në trupën e Estradës profesioniste të Sarandës i cili ka spikatur më role të vogla, karaktere, dhe që mund të identifikohet më së miri me shprehjen ”aktori i madh i roleve të vogla” ka qenë aktori Lek Mosi i cili është ndarë dje nga jeta në moshën 97 vjeçare në qytetin e Shkodrës.
Lek Mosi ka lindur në qytetin e Shkodrës. Ai rrjedh nga një familje patriote shkodrane. I jati i tij një intelektual i kohës, në vitet 20, është shpërngulur në qytetin e Sarandës. Këtu kaloi dhe pjesën më të madhe të jetës në këtë qytet. Leka në moshë e tij të re ka punuar si infermierë në spitalin e Sarandës. Pjesëmarrja në lëvizjen amatore teatrale të qytetit e evidentoj atë si një talent me aftësi të rralla aktorjale. Sidomos në role karakteresh. Kjo dhunti i mundësoi atij aktivizimin fillimisht si amator dhe më pas si aktorë profesionist në Estradën e Sarandës.
Mund të them me bindjen e plotë se ishte aktori më interesant dhe më i talentuar i trupës së estradës së Sarandës, që do ta kishin zili edhe trupat e tjera të estradave të vendit. Tipik dhe i prerë për karaktere “meskinësh”, “idiferentësh” dhe personazhesh të “mbyllur në vetvete”, që shikonin vetëm “interesin e tyre”. Tepër i natyrshëm në interpretim dhe i dashur për spektatorin. Me një zë karakteristik, interesant, të një njeriu që duket sikur “flet me veten”.
Janë të shumta karakteret e interpretuara prej tij, të cilat kanë përcjellë humor, gaz dhe hare në shfaqet e ndryshme të estradës tonë. Ai krahas punës si aktorë ka punuar edhe si magazinierë në trupën e Estradë deri në daljen e tij në pension. Mbas daljes në pension familja e tij u rikthye në qytetin e Shkodrës ku kaloj dhe pjesën tjetër të jetës.
Gjatë gjithë jetës dhe punës së tij është karakterizuar nga një korrektësi, disiplinë e rregull të veçantë, duke qenë shembull për gjithë artistët e estradës. I kudo ndodhur dhe i pa përtuar për të ndihmuar kolegët e tij. Ndarja nga jeta është një humbje për komunitetin e artistëve të qytetit… Të cilët me këtë rast, shprehin ngushëllimet tyre familjes.
Nga Vangjel Agora
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
05/02/2317:27
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
05/02/2317:27
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
05/02/2317:27
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
05/02/2317:27
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
05/02/2317:27