Aktivistët nuk ndalen: Protestë përpara portës së qytetit antik: Larg duart nga Butrinti

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ishte sot në Parkun Kombëtar të Butrintit, për të denoncuar dhe një tjetër herë konçesionin, që votoi Kuvendi.

Një përfaqësi e Aleancës, e përbërë nga aktivisti Aulon Kalaja, arkeologu Halil Shabani dhe Tania Williams nga Australia, theksuan se beteja për Butrintin nuk ka mbaruar dhe se ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Edhe pse Presidenti i Republikës e ktheu konçesionin për Butrintin, sërish shumica parlamentare e kaloi. Por specialistët e fushës e kundërshtojnë, pasi nuk ka pasur konsultime.

Konçesioni i Butrintit mbështet rreth vetes dhe skandale të tjera, siç është rasi i avokates së skandalit të imceneratorëve që është pjesë e bordit që do menaxhojë Parkun Kombëtar. Apo prania e Kryetarit të Bordit që ka një një lidhje të ngushtë me Greqinë, sipas aktivistëve.

Ata po sensibilizojnë dhe institucionet ndërkombëtare të fushës së trashigimisë kulturore dhe kanë një dosje voluminoze që do dorëzojnë. Edhe vizitorët e huaj, janë të habitur nga ky konçesion dhe kërkojnë reagim.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.