Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën

24/08/2521:05

Shperndaje:

Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qarkun e Vlorës. Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ka ndodhur një aksident fatal ku u shuan dy jetë të reja, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.

 

Aksident i rëndë në rrugën Sarandë - Delvinë, 2 motra humbin jetën

 

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete. Një mjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 23-vjeçar, është përplasur me një mjet tip “Lancia”, që drejtohej nga 22-vjeçarja Ela Dhimaku nga fshati Kopaçez.

 

 

Përplasja fatale u bë shkak për humbjen e jetës së drejtueses së automjetit, Ela Dhimaku, si dhe të motrës së saj, 20-vjeçares Rezi Dhimaku, e cila ndodhej pasagjere. Po ashtu, një tjetër pasagjere në automjetin “Lancia”, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dy vjet pas afatit, Parku “Miqësia” me shatërvan pa ujë dhe lodra jofunksionale
Tomori – Butrinti LIVE në Saranda Web – sfidë e rëndësishme për kreun e Grupit B
Delvina – Partizanit B një sfidë vendimtare. Tifozeria delvinjote: Ejani të gjithë në stadium
JEPET ME QIRA MAGAZINË TE URA E GAJDARIT NË SARANDË
Spiro Thomari promovon romanin “Shkrirja e ajsbergut të jetës” – VIDEO
JEPET ME QIRA Ambient Beach Bar në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.