Agjensia Turistike Franceze: Pesë arsyet pse duhet vizituar Shqipëria
Si në jug, në veri apo në qendër të vendit, ju do të mbeteni i habitur dhe i magjepsur nga e veçanta që Shqipëria mund të ofrojë, thuhet në një shkrim të publikuar nga agjencia turistike franceze “Evaneos”.
Përmes këtij shkrimi, “Evaneos”, prezanton pesë arsyet përse duhet vizituar Shqipëria, ndër të cilat përmendet mikpritja, vendet e pashkelura , gatimet karakteristike shqiptare, flora de fauna, si dhe çmimet e ulëta. Shkrimi shoqërohet dhe me një galeri fotografish të qyteteve dhe pikave turistike të Shqipërisë.
Do të ndani takime tipike
Mikpritja e shqiptarëve është e njohur dhe rrallë ndodh të takoni kaq shumë njerëz të gjindshëm dhe të këndshëm. Ata janë gjithmonë aty për t’ju ndihmuar, pritur, kënaqur dhe për t’ju buzëqeshur. Sa për takime, udhëtimi juaj në Shqipëri do të jetë i mbushur me të tilla!
Do të gjendeni i vetëm në vende të pashkelura
Nëse dëshironi të gjeni vende të pashkelura nga turistët, atëherë jeni në vendin e duhur. Realisht, si në bregdet, në jug apo në veri, mes maleve në Valbonë, Shqipëria ofron copëza parajse ende të paeksploruara. Shpesh do të ndiheni të privilegjuar që po admironi peizazhe madhështore pa patur ndonjë turist aty pranë.
Do të shijoni gatimet shumë të shijshme mesdhetare
Ju do të kënaqeni ! Shije orientale dhe perëndimore do jenë të mledhura në pjatat tuaja dhe ju do të mbeteni i robëruar. Qytetet bregdetare, si Vlora apo Saranda, do t’ju dëndin me fruta deti dhe peshq të gatuar shumë mirë.Frutat dhe perimet janë për kënaqësinë tuaj ashtu si dhe vaji i ullirit që e sheh kudo në këtë vend !
Do t’ia bëni qejfin vetes falë çmimeve tërheqëse
Shqipëria është një vend me çmime të lira. Që nga biletat e avionit tek strehimi, transporti apo ushqimi, gjithçka është me çmim të arsyeshëm. Kjo do t’ju kënaqë edhe më shumë edhe po ta teproni kjo nuk do t’ua rrënojë buxhetin.
Do të zbuloni një faunë dhe florë të mbrojtur
Shqipëria u ofron amatorëve të vendeve të pashkelura, vende të pabesueshme për të eksploruar, për të admiruar. Ajo është e pasur me kafshë të ndryshme. Klima dhe relievi i Shqipërisë e bëjnë të mundur këtë larmi të madhe. Rezervat natyrore si Parku i Llogarasë kanë mundur të ruajnë të gjithë pasurinë e tyre./irmapu/k.s/atsh
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
16/01/1816:42
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
16/01/1816:42
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
16/01/1816:42
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
16/01/1816:42
Suvenire nga Saranda – Shegë
16/01/1816:42