Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues

08/03/2620:26

Shperndaje:

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues

 

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Gjatë tubimit, forca të shumta policie kanë ndërhyrë për të larguar karriget që protestuesit kishin vendosur në zonë, çka ka sjellë përplasje dhe debate mes efektivëve dhe pjesëmarrësve në protestë.

 

 

Në momentet e tensionit, policia ka shoqëruar në komisariat një nga aktivistët e pranishëm. Ky veprim është cilësuar nga protestuesit si i pajustifikuar, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga drejtuesit dhe mbështetësit e lëvizjes.

 

Pas shoqërimit të aktivistit, drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, së bashku me mbështetës të tij janë drejtuar drejt Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë. Përpara ambienteve të komisariatit është zhvilluar një tjetër protestë spontane, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar lirimin e aktivistit të shoqëruar.

 

Protestuesit kanë qëndruar përpara komisariatit duke kundërshtuar veprimin e policisë dhe duke kërkuar sqarime për ndërhyrjen gjatë protestës përpara Kryeministrisë. Situata është shoqëruar me prani të shtuar të forcave të rendit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim zyrtar nga policia lidhur me shoqërimin e aktivistit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama kritika ndaj Ardit Bido: Nuk arrite pritshmëritë, ti duhet të mësosh nga Damiani
KOKO Hotel & Fast Food në Ksamil kërkon staf për sezonin 2016 – Ofrohet akomodim
Parakalimet e gabuara, manovrat e rrezikshme dhe celulari në timon nuk do të tolerohen nga Policia 
Rregullat e reja: privatët këtë vit do mund të shfrytëzojnë edhe 80% të plazheve publike
Këtë verë banorët do mund të flenë 1 orë më shumë, muzika ndalon në orën 23:00
Spiropali përplaset me ministren nga Shalësi i Sarandës, Rama: Mos më detyro të të nxjerr jashtë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.