Administrata e Bashkise Finiq braktis punen

13/09/1812:30

Shperndaje:


Nje pjese e mire e administrates se Bashkise Finiq nuk kane shkuar diten e sotme ne vendin e punes, duke bere keshtu qe qytetareve te kesaj bashkie, shumica e te cileve banojne dhjetra kilometra larg qendres se bashkise, te mos marrin sherbimet e kerkuara.
Shkak per kete eshte bere gjyqi i hapur nga kryetari Leonidha Hristo ndaj 2 banoreve te Bashkise Finiq dhe reporterit lokal te Report Tv per shpifje dhe fyerje. Punonjesit e bashkise, ashtu si edhe ne seancat e tjera, kane braktisur vendet e punes per te bere tifozllek per kryetarin e bashkise perpara dyerve te gjykates dhe brenda salles se gjyqit.
Megjithese nje pjese e punonjesve jane nxjerre jashte salles se gjyqit nga gjyqtarja e ceshtjes, pasi ata jane listuar nga kryetari i Bashkise Finiq si deshmitare ne kete ceshtje te hapur prej tij, ata nuk kane shkuar ne vendet e punes per te ofruar sherbimet nga komunitetit te cilet i paguajne me taksat e tyre, por kane pritur ne dyert e gjykates deri ne perfundim te seances.
Ende nuk dihet arsyeja pse kryetari i Bashkise Finiq merr me vete sa here ka seanca gjyqesore administraten e bashkise, por pala kundershtare druhet se kjo prezence eshte nje forme presioni ndaj tyre apo qofte edhe ndaj gjykates.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh
Hotel JoAn kërkon Recepsioniste, Sanitare, Punonjëse kreperie dhe Punonjëse për zyrë këmbimi valutor
Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht
ATTIKO Restaurant & Sushi në Sarandë kërkon Kuzhiniere me eksperiencë
Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike
Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.