Vëzhgim: Tregëtarët zënë ambientet publike

05/02/1615:05

Shperndaje:


urdhri 2Bashkia Sarandë me urdhër të Kryetares Florjana Koka që prej datës 30 shtator 2015 vendosi që të mos lejojë shitësit ambulantë që të zënë hapsirat publike. Në ditët e para aksioni i policisë bashkiake ishte i menjëhershëm duke u fokusuar kryesisht tek kryqëzimi para gjimnazit ose sic quhej më parë kruqëzimi i mish-peshkut. Policia bashkiake largoi të gjithë tregëtarët ambulantë që shisnin në trotuarë.

Mirëpo gjendja në ditët e sotme është më ndryshe. Pasi disa prej subjekteve i kanë shpëtuar syrit të policisë bashkiake dhe vazhdojnë të zënë hapsirat publike duke penguar në disa raste dhe kalimin e qytetarëve. Disa prej shitësve ambulantë duket qartë që produktet e tyre i nxjerrin në trotuarë madje në disa raste edhe më flagrante në disa rrugë ku kalojnë shumcia e zyrtarëve të bashkisë Sarandë.

Still0205_00000Drejtori i shërbimeve pranë Bashkisë sarandë Pëllumb Halimi i cili është në grupin e punës për mos lejimi e zënies së hapsirave publike thotë se “Fill mbas daljes së urdhrit të kryetares së bashkisë, por edhe në vazhdimësi ka qenë objekt i punës të sektorëve të veçantë të bashkisë Drejtorisë urbanistike, Drejtorisë së Tatimeve, në bashkëpunim me policinë bashkiake dhe drejtorinë e shërbimeve për lërimin e këtyre trotuareve dhe për mosdhënien e lejeve për t’i shfrytëzuar ato, atje ku ato bëhen pengesë për kalimin e njerëzve. ne i kemi liruar trotuaret, do të vazhdojmë t’i lirojmë, e kemi objekt të përditshëm të punës tonë”


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sarandë: Arrestohet një e moshuar 75-vjeçare
Banorët e Tatzatit ‘detyrojnë’ HEC Sasaj të shtrojë rrugën e fshatit
20-vjeçari përfundon në prangat e Policisë pas konfliktit në familje
Reagon Kastrati: Punimet i bëjmë me Leje me firmë dhe vulë nga Edi Rama
Policia e Sarandës procedim penal për KASTRATI-n, mbush detin me inerte
BUTRINTI Real Estate kërkon të punësojë Agjent/e me eksperiencë pune

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.