7 Milionë Euro dështim: Edhe Parku Miqësia mbetet një parking makinash – VIDEO

15/01/2513:07

Shperndaje:

7 Milionë Euro dështim: Edhe Parku Miqësia mbetet një parking makinash!

 

Parku Miqësia në Sarandë, një nga hapsirat më të rëndësishme publike të qytetit, vazhdon të mbetet i mbyllur për fëmijët dhe komunitetin, pavarësisht se punimet për rehabilitimin e tij filluan plot 20 muaj më parë. Sipas projektit fillestar, ky investim, pjesë e programit “Integrimi Urban i Sarandës,” kishte si synim kthimin e parkut në një qendër moderne dhe funksionale për të gjitha moshat. Por realiteti është krejtësisht ndryshe.

 

 

Afati i përfundimit të punimeve ishte caktuar 9 muaj më parë, por deri më sot asgjë nuk ka ndryshuar. Parku Miqësia nuk vetëm që nuk ka rifituar funksionin e tij si hapsirë e gjelbër dhe e sigurtë për fëmijët, por është shndërruar në një parking automjetesh, duke shtuar kaosin urbanistik dhe duke zhgënjyer pritshmëritë e banorëve.

 

Investimi prej 7 milionë eurosh, që mban një emër aq premtues, duket se nuk ka sjellë asnjë përfitim konkret për qytetin. Rrugët me mozaikë, pjesë e të njëjtit projekt, janë kthyer në një problem të përditshëm. Dëmtimet e shpeshta dhe riparimet që bëhen pothuajse çdo 2-3 javë tregojnë qartë se cilësia e punimeve ka qenë larg standardeve të pritura.

 

Banorët e Sarandës janë të indinjuar me situatën dhe e konsiderojnë këtë projekt si një shembull flagrant të keqmenaxhimit të fondeve publike.

 

Mungesa e transparencës dhe heshtja e institucioneve përgjegjëse vetëm sa e thellojnë krizën e besimit mes qytetarëve dhe autoriteteve. Banorët kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga pushteti vendor dhe një plan konkret për të rikthyer parkun në funksion të komunitetit.

 

ÇFARË PO NDODH NË PARKUN MIQËSIA NË SARANDË?!

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dyqani One zgjeron stafin dhe kërkon Operatore në dyqan & Promotore në terren
Ksamili çel sezonin turistik me “Festën e Midhjes” dhe atmosferë plot shije e kulturë
Dita ndërkombëtare e Sklerozës Multiple: “84% e pacientëve nuk marrin trajtim” Të sëmurët pa ilaçe
Kur një artist kthehet aty ku gjithçka nisi: fjala bëhet frymëzim dhe kujtimi merr jetë
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Njoftim punësimi për staf në Hotel OLYMPIA Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.