602 raste të reja me Covid-19 dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit, në Sarandë 3 raste

16/11/2016:00

Shperndaje:


Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2241 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 602 qytetarë në 24 orët e fundit.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje,
30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat,
20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet,
12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër,
3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor. 13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gati 141 qendrat e votimit në Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq
Rozafa Palace Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsioniste
The Crepe Shack në Ksamil kërkon Punonjës/e për përgatitje krepash
ICE ROLL në Ksamil kërkon të punësojë Kamariere dhe Punonjëse pastrimi
KALKULATORI ZGJEDHOR 2025
Hotel PINI kërkon Recepsionist/e, Punonjëse mëngjesesh, Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.