55 FJALE TE URTA SHQIPTARE PER ATDHEUN
55 FJALE TE URTA SHQIPTARE PER ATDHEUN
- Ara ime varri im. LABËRI
- Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORÇË
- Kur ti shikon dike edhe ata të shikojnë ty* Valdrin Moorina
- Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJË
- Atdheu mbi të gjitha. VLORË
- Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj. KORÇË
- Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTËR
- Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
- Bukë e hi në shtëpi. PËRMET
- Çdo hi në vatrën e tij. JUG
- Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
- Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
- Dardha bie nën dardhë. VLORË
- Derë e botës s’është strehë e kokës. JUG
- Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
- Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
- Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
- Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
- Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
- Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
- Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
- Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
- Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
- Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
- Gjuha bashkon kombin. JUG
- Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
- I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër. JUG
- Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
- Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
- Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
- Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
- Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
- Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
- O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
- Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
- Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
- Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
- Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
- Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
- Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
- Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
- Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
- Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then. KOSOVË
- Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
- Shqiptari me armë e shokë, s’i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
- Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
- Shqiptari s’ha pulë të ngordhur. JUG
- Shqiptari s’lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
- Shqiptari shqiptarit nuk ka k’i mburret për trimëri. SKRAPAR
- Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
- Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep. KOSOVË
- Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
- Shqiptari s’e han trupin me bukë. VLORË
- Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
- Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË
55 FJALE TE URTA SHQIPTARE PER ATDHEUN
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
05/01/2318:17
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
05/01/2318:17
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
05/01/2318:17
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
05/01/2318:17
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
05/01/2318:17