5 Fshatrat në zonën e Sarandës që përfitojnë nga projektet e rilindjes urbane

19/01/1821:03

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se 100 fshatra në të gjithë vendin do të përfitonin ndërhyrje rrënjësore në infrastrukturë dhe mbështetje financiare për bizneset.
Referuar aneksit që shoqëron programin “100 fshatrat” rezulton se në zonën e Sarandës janë 5 fshatra përfitues të këtyre projekteve, të cilët janë: Lukovë, Rusan, Çukë, Mesopotam dhe Mursi.
Programi i Integruar për Zhvillimin Rural do të programojë ndërhyrjet me investime të integruara në zonat e përcaktuara nëpërmjet 3 objektivave kryesore.
Konkretisht, përmirësimi i infrastrukturës publike; Zhvillimi ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike, si përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investimet në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime në prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime të tjera ekonomiko-financiare etj; Zhvillimi i kapitalit social dhe njerëzor.

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Igli Gjoca humb jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit nga rryma elektrike
Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik
Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e ul vetëm 4 Cent
Gjiri i Hartës kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim, ushqimi dhe transporti
BURGER KING kërkon punonjës për pikën në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.