40 Shenjtorëve u saldohet porta, rruga që të çon aty e shkatërruar – VIDEO

17/04/1717:03

Shperndaje:


Megjithëse para 2 vjetësh nga ish-deputeti Kokëdhima u shpall me bujë krijimi i Fondacionit 40 Shenjtorët, prej asaj kohe në Manastirin e 40 Shenjtorëve ka ndodhur vetëm 1 ndryshim: Është salduar porta.
Ja çfarë shkruante ish deputeti Kokëdhima përpara 2 vjetësh:
Fondacioni “40 Shenjtorët”
Së bashku me një grup partnerësh italianë dhe me Bashkinë e Sarandës sot nenshkruam , ne parim, Marrveshjen për themelimin në javët e ardhshme të Fondacionit “ 40 Shenjtorët”. Qëllimi I këtij Fondacioni do të jetë projektimi, rindërtimi dhe komercializimi i Manastirit të 40 Shenjtorëve në Sarandë. Në mënyrë simbolike, ky moment u konkretizua me vendosjen e gurit të parë nga z. Stefan Cipa, Kryetari aktual i Bashkisë Sarandë dhe z. Vincenzo Ingrosso , një njohës, studiues dhe adhurues i historisë dhe kulturës sonë të lashtë dhe një nga partnerët kryesor italianë në këtë sipërmarrje.

Kanë kaluar 2 vjet dhe jo vetëm në Manastirin e 40 Shenjtorëve nuk kanë ndodhur këto ndryshime, por edhe rruga që të çon drejt këtij Monumenti është degraduar plotësisht.
Në këtë rrugë e kanë shumë të vështirë të kalojnë edhe mjete të posaçme për rrugë të vështira, pasi për autobusa me grupe turistike as që bëhet fjalë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.