3 predha të Luftës së Dytë Botërore alarmojmë punëtorët e rrugës – VIDEO

Zbulohet arsenal lufte gjatë punimeve në rrugën Blerimas–Delvinë, ndërpriten menjëherë punimet

 

Tre predha artilerie janë zbuluar në zonën e njohur si “Mulliri i Bardhë”, gjatë punimeve për zgjerimin e rrugës Blerimas–Delvinë. Zbulimi u bë mëngjesin e së premtes, më 4 prill 2025, rreth orës 10:20, nga Maliq Llucaj, një nga punëtorët e firmës ndërtuese “Cobial”, i cili po kryente punime për rikonstruksionin e segmentit rrugor.

 

 

Pas raportimit të menjëhershëm në Sallën Operative të Policisë Vlorë, në vendngjarje mbërriti Shefi i Postës së Policisë në Delvinë, i cili konfirmoi praninë e tre predhave të vjetra artilerie, të cilat mendohet të jenë të mbetura nga ndonjë konflikt i mëhershëm.

 

Për të garantuar sigurinë publike, zona u rrethua dhe u mor nën mbikëqyrje nga forcat e rendit, ndërsa firma ndërtuese ndërpreu menjëherë çdo aktivitet në kantier. Prefekti i qarkut Vlorë ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave xheniere për të kryer një verifikim të plotë dhe për të asgjësuar në mënyrë të sigurt municionin e rrezikshëm.

 

 

Deri në ndërhyrjen e specializuar të njësive për çminim, zona do të qëndrojë e izoluar për të shmangur çdo rrezik për banorët apo punonjësit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë vendit të ngjarjes dhe të respektojnë perimetrin e sigurisë të vendosur nga policia.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.