Pranga doganierëve në Qafë Bot, kaluan furgonin me goma kontrabandë

21/01/1610:10

Shperndaje:


Drejtoria e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antikontrabandës, kanë realizuar një operacion të përbashkët, në sajë të të cilit kanë arrestuar në flagrancë 4 shtetas:

– 2 doganierë dhe 1 tjetër i shpallur në kërkim,

– 1 efektiv të Policisë Kufitare,

– dhe 1 shtetas (drejtues mjeti).

… të cilët bashkëpunuan për kalimin e mallrave kontrabandë në pikën kufitare “Qafë – Bot” Sarandë. Arresohen në flagrancë shtetasit:

1. Erjon Barjami, 54 vjeç, banues në Sarandë (doganier – përgjegjës i grupit të

turnit),

2. Kristaq Naço (doganier – i kontrollit fizik të zhdoganimit)

3. Hysni Bazaj, 59 vjeç, banues në Sarandë (efektiv i Policisë Kufitare – kontrollor)

4. Antonil Zenelaj, 39 vjeç, banues në fshatin Vllahimë – Vlorë (drejtuesi i mjetit).

Policia ka shpallur në kërkim, shtetasin:

5. Migjen Nushi, 34 vjeç, banues në Vlorë (doganier – i kontrollit fizik të zhdoganimit).

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Qafë Bot – Sarandë”, Shërbimet e Antikontrabandës kanë ndaluar një automjet tip “FURGON-BENZ” me targë: AA226JT, në pronësi të shtetasit: Antonil Zenelaj. Në bazë të këtij operacioni, gjatë një kontrolli të ushtruar në këtë automjet, këto shërbime kanë konstatuar se mjeti ishte i ngarkuar me goma të përdorura, të cilat rezultonin të pa zhdoganuara. Gjatë hetimeve të kryera, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë bërë të mundur kalimin e mallrave të ndaluar në pikën e kalimit të doganës “Qafë Bot” Sarandë. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të 5 shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kontrabandë me mallra të ndaluar”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel Butrinti & SPA kërkon të punësojë 2 Recepsionistë: Turni 2 dhe Turni 3
Mbi 350 qytetarë marrin pjesë në takimin elektoral të Ardit Bido në Ksamil
Tom Doshi nga Saranda: PSD e vetmja parti që ka program social – VIDEO
Kep Merli Resort & Residences kerkon te punesoje nje Magazinier/e
Sarandë – 3 ditë pa ujë në “Lugu i Dardhës”: Banorët kërkojnë ndihmë urgjente
Damian Gjiknuri takon banorët e Rusanit: Mos e çoni votën dëm për parti të tjera! Votoni numrin 5

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.