
23 raste të reja me Covid në Sarandë, shumica punonjës administrate, bashki dhe polici
.
Burime të Saranda Web informojnë se nga përgjigjet e testeve të ardhura ditën e sotme, në Sarandë rezultojnë pozitivë 23 persona.
Të infektuarit janë kryesisht punonjës të administratës si në bashki, polici, sigurime shëndetësore, banka etj.
Nga data 1 deri në 23 nëntor nga testet e kryera për Covid-19 në Sarandë kanë rezultuar pozitiv 199 persona.
Numri i lartë i rasteve të sotme lidhet me faktin se ditën e djeshme në raportimet e Ministrisë së Shëndetësisë nuk u raportua asnjë person nga Saranda, përgjigjia e tamponëve të së cilëve ka ardhur ditën e sotme.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
