2 policë fluturojnë në ajër për të kapur shpërndarësin, i gjendet edhe kallash në shtëpi – VIDEO

21/04/249:18

Shperndaje:

Policia njofton se gjatë operacionit “Strike 11” në Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në Sarandë, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë ushtruar kontroll fizik ndaj 35-vjeçarit, të cilit i gjetën dhjetëra doza lënde narkotike cannabis, të cilat ky shtetas i shiste në zona të ndryshme të Sarandës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Sarandë, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis, një sasi farash cannabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.

Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kërkohet Dado për Kujdes ndaj një Fëmije në Sarandë
Rinia në Shalës krijon Shoqatë, në fokus e sotmja dhe e ardhmja e fshatit – VIDEO
Banorët denoncojnë: Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq – VIDEO
Day Lux Hotel në Sarandë kërkon Punonjës për sezonin turistik
Delvina “shpërthen” në pjesën e dytë, mposht Maliqin 4–0
Sali Berisha: Më 10 shkurt do marrim fatin e Shqipërisë në dorë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.