
2.5 milionë euro për rrugën hyrëse në Ksamil, përfundon në Maj 2025
2.5 milionë euro për rrugën hyrëse në Ksamil, përfundon në Maj 2025
Në Ksamil pritet të fillojë një investim në infrastrukturën rrugore përmes projektit të rikualifikimit të rrugës hyrëse, një arterie kryesore për trafikun e zonës. Ky projekt, me një buxhet prej 243,851,960 lekë (afërsisht 2.5 milionë euro), do të realizohet në një afat prej 6 muajsh dhe pritet të përfundojë përpara zgjedhjeve të vitit 2025.
Projekti ka si synim rehabilitimin dhe përmirësimin e kësaj rruge ekzistuese urbane, e cila përbën një element të rëndësishëm për urbanistikën e Ksamilit dhe lëvizshmërinë e banorëve dhe turistëve. Ndërhyrjet përfshijnë organizimin e trotuareve, shtimin e hapësirave për parkim dhe përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të shërbimeve rrugore.
Bazuar në rilevimin topografik të kryer, do të zhvillohet projekti teknik për rehabilitimin e plotë të rrugës, duke ruajtur strukturën ekzistuese të saj. Rruga ka një gjerësi asfalti prej 8 metrash, me dy korsi për lëvizje të dyanshme dhe një korsi për parkim. Trotuaret ekzistuese prej 2 metrash do të rikonstruktohen, ndërsa kanalizimet në të dy anët e rrugës, të cilat janë në gjendje të amortizuar, do të zëvendësohen.
Kjo ndërhyrje pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për banorët dhe vizitorët e Ksamilit.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
31/10/2415:36

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
31/10/2415:36

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
31/10/2415:36

Suvenire nga Saranda – Shegë
31/10/2415:36

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
31/10/2415:36
