152 raste të reja dhe 5 të vdekur nga Covid. Rast i ri edhe në Sarandë

23/08/2014:38

Shperndaje:


Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 785 testime dhe kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 152 persona, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 8427.
Fatkeqësisht ditën e fundit janë mposhtur nga pandemia 5 persona, një fakt që fakteqësisht e çon numrin e të vdekurve në vend në 250.
Personat që kanë humbur jetën janë një 50 vjeçare nga Tirana, një 74 vjeçar nga Fieri, një 70 vjeçar nga Elbasani, një 56 vjeçar nga Durrësi, një 74 vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mbi 350 qytetarë marrin pjesë në takimin elektoral të Ardit Bido në Ksamil
Tom Doshi nga Saranda: PSD e vetmja parti që ka program social – VIDEO
Kep Merli Resort & Residences kerkon te punesoje nje Magazinier/e
Sarandë – 3 ditë pa ujë në “Lugu i Dardhës”: Banorët kërkojnë ndihmë urgjente
Damian Gjiknuri takon banorët e Rusanit: Mos e çoni votën dëm për parti të tjera! Votoni numrin 5
Damian Gjiknuri në Sarandë: Angazhim për zgjidhjen e problematikave dhe përfundimin e Bypass-it

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.